Aktualitet

E infektoi burri mekanik, sanitarja e pediatrisë në Korçë përfundon e intubuar tek Infektivi, karantinohet një pjesë e st

23 Gusht 2020, 16:56 Nga DOSJA
E infektoi burri mekanik, sanitarja e pediatrisë në Korçë

KORÇË– Një pjesë e stafit të pediatrisë në Korçë, është futur në karantinë. Mësohet se shkak për këtë ‘izolim’, është bërë infektimi i një sanitareje, që ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sanitarja që punonte në pediatrinë në Korçë ndodhet e intubuar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ajo dyshohet se virusin e mori nga bashkëshorti që punonte mekanik në një fasoneri.

Gjithashtu bëhet me dije se disa infermierë, të puënsuar pranë urgjencës së spitalit të Korçës, janë karantinuar, pasi prej ditësh kanë shfaqur simptoma të Covid-9. Që prej fillimit të pandemisë, Korça numëron 174 të infektuar aktivë dhe 10 viktima.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 250. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe pesë pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 152 raste të reja.

Në total, në vendin tonë janë 3845 të infektuar, ndërsa 4332 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 148 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 19 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet korce koronavirusi ne shqiperi korce koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll