Aktualitet

EMRAT/ Kërkonin që të afërmit të tyre t’i ndërrohej qelia, arrestohen 2 kushërinjtë nga Nikla që dhunuan rojen dhe sp

23 Gusht 2020, 15:10 Nga DOSJA
EMRAT/ Kërkonin që të afërmit të tyre t’i

KRUJË– Tre kushërinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se kanë dhunuar e kanosur dy punonjës policie të burgut në Fushë Krujë. Sipas njoftimit zyrtar, janë vënë në pranga tre persona me iniciale; Bert Shera, 25 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; Ardian Shera,  39 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”; Elton Shera, 24 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë.

Berti dhe Ardian Shera janë paraqitur ditën e sotme në burgun e Fushë Krujës, pasi kërkonin që një prej të afërmve të tyre që po vuante dënimin në këtë burg, t’i ndërrohej qelia. Por, ata janë konfliktuar dhe kanë kanosur e dhunuar specialistin e informacionit dhe rojen e burgut në Fushë Krujë.

Në tentativë për t’u larguar, të dy kushërinjtë, kanë marrë në telefonin kushëririn tjetër, 24-vjeçarin Elton Shera, i cili rezulton i dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe për shkak të situatës së Covid-19, është lënë në arrest shtëpie. Ky i fundit, ka marrë makinën dhe ka thyer arrestin shtëpiak, duke ndihmuar dy kushërinjtë e tij që të largoheshin. Por në fakt, nuk është larguar asnjëri dhe tashmë ndodhen të tre në pranga.

Njoftimi i policisë Krujë

Kanosën punonjësit e policisë të IEVP-së Fushë Krujë, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasit: B.Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë; A.Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, i dënuar më parë me 15 vjet burg për veprën penale “Vjedhja me armë”. E.Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, aktualisht i dënuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe për shkak të situatës së COVID-19, i është caktuar të qëndrojë në banesë. Shtetasit B.Sh., dhe A.SH.,(kushërinj), kanë kanosur për shkak të detyrës, për motive të dobëta punonjësit e policisë në IEVP Fushë Krujë, specialistin e informacionit dhe rojen e IEVP-së, ndërsa shtetasi E.Sh., pasi ishte larguar nga banesa ku duhet të qëndronte u ka shkuar në ndihmë dy kushërinjeve dhe i ka transportuar me makinë për ti shpëtuar kapjes së policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestihen tre kusherinje fushë-krujë nikël arrestihen tre kusherinje fushë-krujë nikël

Sondazh

Poll