Aktualitet

Rektori i UBT ndryshon qëndrim, pedagogët vijojnë protestën: Nuk lejojmë ndërtimin e shkollës

11 Prill 2019, 10:06 Nga DOSJA
Rektori i UBT ndryshon qëndrim, pedagogët vijojnë protestën:

TIRANË- Rreth orës 10 të ditës së sotme pedagogët edhe studentët e UBT u mblodhën për të marrë vendimin në lidhje me ndërtimin e shkollës në Kodër Kamëz. Në këtë mbledhje mungonte Rektori, i cili sipas burimeve të Dosja.al ishte shprehur pro projektit të bashkisë.

Pedagogët dhe dekanët e kundërshtuan, duke vijuar mbledhjen të vetëm. Ata kundërshtuan vendimin e Rektorit duke thënë se kjo për ta do të thotë një turp, pasi ajo shkollë është e paligjshme. Në mbledhjen që zgjati për rreth 90 minuta, të gjithë pedagogët u shprehën se do të vijonin protestën

Jamarbër Malltezi tha se bashkia ka thyer ligjet dhe për këtë gjë duhet të përgjigjet para gjykatës. Ndërsa pedagogu Besnik Gjongecaj, tha se Veliaj po u vriste ëndrrën me këtë projekt. Nga mbledhja u vendos ngritja e një grupi pune për krijimin e një rezolute. Po ashtu u vendos që të vijohet protesta çdo ditë nga dy orë, nga orë 10 deri në 12. Pas mbledhjes ata kanë dalë në protestë, dhe janë grumbulluar tek kantieri i ndërtimit.

ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE

Ora 11:33 Pedagogët “injorojnë” Rektorin dhe marrin vendimin: Protestojmë

Ora 11:22 Pedagogu ‘ngre peshë’ sallën dhe i përgjigjet Veliajt me fjalët e Luter King

Ora 10:54 Malltezi: Bashkia ka shkelur ligjin, ta çojmë në gjykatë

Ora 10:37 “Turp nëse e lejojmë këtë masakaradë”, pedagogët kërkesë Rektorit të UBT-së

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bahri musabelli jamarbër malltezi ndertimi tek fidanishtja protesta tek ubt bahri musabelli jamarbër malltezi ndertimi tek fidanishtja protesta tek ubt

Sondazh

Poll