Aktualitet

Pedagogu i UBT ‘ngre peshë’ sallën dhe i përgjigjet Veliajt me fjalët e Luter King: Nuk na e vret dot ëndrrën

11 Prill 2019, 09:22 Nga DOSJA
Pedagogu i UBT ‘ngre peshë’ sallën dhe i përgjigjet

TIRANË- Besnik Gjongecaj, pedagogu i Universitetit Bujqësor të Kamzës, është shprehur kundër ndërtimit të shkollës së re tek fidanishtja e Fakultetit të Bujqësisë. Në fjalën e tij ai tha se Veliaj po u vret ëndrrën universitarëve duke bërë atë ndërtim.

Më tej ai citoi dhe Martin Luter Kingun, i cili me shprehjen e tij “Unë kam një ëndërr”, ndryshoi Amerikën, dhe këtë gjë kërkoi ai të bënin dhe pedaogogët e UBT-së të ndryshonin universitetin ku ata punojnë.

Ti ke ëndrra, ndërsa unë kam certifikatë, unë ndërtoj unë kyej punë. Prandaj unë fitoj, dhe ti humbet, se ti ke ëndrrën unë kam gjërat e tjera. Shihni se çfarë deformi moral ka njeri që kemi në krye të Tiranës, dhe e di si është thelbi i përfaqësimit në demokraci, ne e imagjinojmë tek profili i atij njeriu. Ndërsa ai parashikon se si ne duhet të jemi, pra ai është superior ndaj nesh. Shiheni ca njeri kemi, jo vetëm nuk përfaëson ëndrrat tona, por as standadet morale. Ka një njeri që e ndryshoi Amerikën me fjalën ëndërr. “I have a dream”, Luter king. Ai doli dhe u tha amerikanëve “Unë kam një ëndërr” dhe e ndryshoi amerikën me ëndërr. (Duartrokitje në sallë). Cfarë endrre kemi ne, unë kam 40 e ca vjet që jam këtu, kamë bashkëpunuar me njërëz të shquar në botë dhe kjo ëndërr ka qenë që këtë kodër ta kthejmë në një zonë të arsimit bujqësor dhe të shkencës sonë. Kjo është nëdrra jonë, ai do të na e vrasë ëndrrën. Ëndrra përcakton jetën e njerëzve. Ky njeri kërkon të na vrasë ëndrrën, gjënë më të rëndësishme që ka një profesor dhe një student dhe ai nuk ka për ta bërë”, ishte kjo fjala e pedagogout Gjongjecaj.

Prej disa ditësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka nisur një protestë kundër ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare nga Bashkia e Tiranës. Sipas stafit pedagogjik të këtij universiteti dhe studentëve, vendi ku po ndërtohet shkolla, është e tyre dhe i përket Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit. Nga ana tjetër bashkia e quan këtë protestë të nxitur nga opozita dhe shprehet se prona ësthë private, duke bërë publike dhe certifikatën e pronësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet besnik gjongecaj erion veliaj martin luter king pedagogu i ubt protesta tek ubt shkolla ne koder kamez besnik gjongecaj erion veliaj martin luter king pedagogu i ubt protesta tek ubt shkolla ne koder kamez

Sondazh

Poll