Aktualitet

Pedagogët e UBT “injorojnë” Rektorin dhe marrin vendimin: Protestojmë, nuk tërhiqemi

11 Prill 2019, 09:33 Nga DOSJA
Pedagogët e UBT “injorojnë” Rektorin dhe marrin vendimin:

TIRANË- Pedagogët e Univeristetit Bujqësor të Tiranës, në përfundim të mbledhjes kanë vendosur që të vijojnë protestën kundër ndërtimit të shkollës.

Në mungesë të Rektorit, Bahri Musabelliu, bashkë më studentët u vendos që të vijojë protesta. Sipas burime të Dosja.al nga mbledhja, mësohet se do të ngrihet një grup pune me nga një pedagog nga çdo fakultet, për të bërë një rezolutë.

I njëti burim shton se u vendos dhe për vijim e protestës, ku çdo ditë nga ora 10 deri në 12 do të grumbullohen në vendin ku është kantieri. Ky vendim ka ardhur dhe për të mos prishur dhe procesin mësimor.

Të njëjta burime shtojnë se rektorati kishte ndërruar mendim, pasi në parashtrim të mbledhjes kishte deklaruar se ishte pro ndërtimit të shkollës. Kjo gjë është kundërshtuar nga dekanët, pedagogët dhe studentët.

Prej disa ditësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka nisur një protestë kundër ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare nga Bashkia e Tiranës. Sipas stafit pedagogjik të këtij universiteti dhe studentëve, vendi ku po ndërtohet shkolla, është e tyre dhe i përket Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit. Nga ana tjetër bashkia e quan këtë protestë të nxitur nga opozita dhe shprehet se prona ësthë private, duke bërë publike dhe certifikatën e pronësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ndertimi i shkolles ne koder kamez pedagoget e ubt protesta tek bujqesori ndertimi i shkolles ne koder kamez pedagoget e ubt protesta tek bujqesori

Sondazh

Poll