Aktualitet

Grabitja e 10 milionë eurove/ Avni Ponari: Paratë janë të siguruara, ngjarja ishte shumë e rëndë

11 Prill 2019, 08:21 Nga DOSJA
Grabitja e 10 milionë eurove/ Avni Ponari: Paratë janë të

Tiranë- Dy ditë më parë në Rinas u grabitën 10 milionë euro dhe ngeli i vrarë një nga grabitësit, Admir Murataj.

Avni Ponari, administratori i një prej kompanive të sigurimit në vend,  në A2 CNN ka deklaruar se paratë janë të siguruara. Ai ka theksuar  ngjarja që ndodhi ishte shumë e rëndë dhe negative.

Paratë e Rinasit janë të siguruara. Por kjo nuk është fare e rëndësishme, e cila nuk është vetëm për vetëm për Shqipërinë, por edhe për opinionin botëror, si dhe për industrinë e sigurimeve sepse një ngjarje e tillë lë gjurmë në të gjitha tregjet financiare. Kjo është një ngjarje e përsëritur. Vërtetë u paguan edhe paratë e mëparshme që u vodhën, por problemi nuk është ky, por çfarë garancie ka sistemi financiar bankar në Shqipëri. Nëse tregjet financiari i ofrojnë besim të madh, deri më sot, tregut të sigurimeve, tashmë për tregun e sigurimeve do të jetë pak më e vështirë për të depërtuar në tregjet ndërkombëtare të sigurimeve pas asaj që ndodhi. Ajo ngjarje është një dritë e kuqe në të gjitha tregjet botërore të risigurimeve. Sot në mëngjes, i gjithë tregu ka pasur telefonata nga kompanitë e mëdha se çfarë ka ndodhur. Kjo ishte një vjedhje e veçantë, pasi nuk ka ndodhur gjatë transportit, por në zemër të avionit dhe kjo është e rëndë dhe shumë negative. Por ajo që është e rëndësishme është që tregu i sigurimeve në Shqipëri i ka të garantuara. Marrëveshjet tona janë të tilla që mbulojnë çdo kapacitet, deri në limite.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet avni ponari grabitja e 10 milionë eurove avni ponari grabitja e 10 milionë eurove

Sondazh

Poll