Aktualitet

“Turp nëse e lejojmë këtë masakaradë”, pedagogët kërkesë Rektorit të UBT-së: Të vijojmë protestën

11 Prill 2019, 08:37 Nga DOSJA
“Turp nëse e lejojmë këtë masakaradë”,

TIRANË- Studentët dhe pedagogët e Universtitet Bujqësor të Kamzës, janë mbledhur sot për të marrë vendimin përfundimatar në lidhje me ndërtimin e shkollës 9-vjeçare në fidanishten e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.

Pedaogogët dhe dekanët janë kundër këtij vendimi dhe kërkojnë që të vazhdojnë protestën e tyre. Ata i kanë kërkuar Rektorit që të mos lejohet që ndërtimi të bëhet duke e quajtur një maskarad.

Nëse ne tërhiqemi kjo është një fyerje për të secilin nga ne. Kjam qenë në Greqi në një projekt, në Universitet atje nuk mund të futej askush pasi kishin pavarësinë tyre. Shkolla let ë bëhet, por jo të na prish punë ne, si do ndiheshit ju nëse do vinte dikush që të ndërtonte në oborrin e shtëpisë tuaj. Prandaj unë jam për të vazhduar këtë protestë”, u shpreh një prej pedagoëve.

Ndërsa një pedagog tjetër tha se kjo që po ndodh është një turp. “Do jetë turp e të gjithë kolegëve dhe drejtuesve nëse ne do ta lejojmë këtë maskaradë që do të behet në këtë shkollë. Ne kemi lidhur jetën me këtë godinë”, tha ai.  

Prej disa ditësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka nisur një protestë kundër ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare nga Bashkia e Tiranës. Sipas stafit pedagogjik të këtij universiteti dhe studentëve, vendi ku po ndërtohet shkolla, është e tyre dhe i përket Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit. Nga ana tjetër bashkia e quan këtë protestë të nxitur nga opozita dhe shprehet se prona ësthë private, duke bërë publike dhe certifikatën e pronësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bahri musablleiu fidanishtja e ubt shkolla ne koder kamez shkolla nene tereza bahri musablleiu fidanishtja e ubt shkolla ne koder kamez shkolla nene tereza

Sondazh

Poll