Aktualitet

Gazetarja tregon detaje nga Admir Murataj: Brutal, rekrutonte njerëz të administratës

11 Prill 2019, 07:51 Nga DOSJA
Gazetarja tregon detaje nga Admir Murataj: Brutal, rekrutonte njerëz

TiranëGazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje rreth grabtijes së 10 milionë eurove në Rinas. Në emisionin “Opinion” Lala ka treguar se Admir Murataj  ka qenë një njeri i mirëpërgatitur dhe tepër agresiv. Ajo ka treguar se Murataj kishte aftësinë të rekrutonte njerëz shumë të besuar dhe njerëz të administratës. 

“Në dosjen e ardhur nga Greqia, thuhej se është një person agresiv, brutal dhe është ndikues mbi anëtarët e tjerë. Ka aftësinë të rekrutojë njerëz shumë të besuar dhe njerëz të administratës. Fakti që ia doli të bëjë të këto grabitje e duke mos lënë viktima. Në këndvështrimin tim Murataj nuk ka patur qëllim të vrasë. Unë them këtë gjë që është qëlluar nga 10-15 metra”, tha gazetarja.

Dy ditë më parë u grabitën në Rinas 10 milionë euro dhe ngeli i vrarë Admir Murataj, i  cilësuar si truri i bandës.  Kompania ‘Austria Airlines’ lajmëroi se do të ndërpresë transfertat me Tiranën. Mbetet ende mister fati i parave ndërsa vëllai i tij, mohon që Murataj të ketë qenë organizatori. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja e 10 milionë eurove klodiana lala admir murataj grabitja e 10 milionë eurove klodiana lala

Sondazh

Poll