Aktualitet

Protesta tek UBT-ja, Malltezi: Bashkia ka shkelur ligjin, ta çojmë në gjykatë

11 Prill 2019, 08:54 Nga DOSJA
Protesta tek UBT-ja, Malltezi: Bashkia ka shkelur ligjin, ta çojmë

TIRANË- Pedagogu i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Jamarbër Malltezi, gjatë mbledhjes ku u diskutua për vendimin përfundimtar për ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”. Gjatë fjalës së tij Malltezi tha se bashkia ka shkelur ligjin dhe për këtë gjë duhet çaur në gjykatë.

“Pra Bashkia e Tiranës ka shkelur ligjin, ka bërë vepqër penale. A kemi frikë që ta them këtë ne? Atëherë a mund të angazhojmë një studio ligjore, që siç kapet ai fukarai që ndërton një çati që i pikon, që kapim dhe këta që zaptojnë pronat. siç e thash këtu nuk ka plan të detajuar vendor. kjo është një përballeje që nuk shpëtojmë dot. interesante është që shumica e atyre që propozuan zhvendosjen e shkollës ishin nga krahu i bashkisë, dhe ata u poshtëruan”, tha Malltezi.

Prej disa ditësh në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka nisur një protestë kundër ndërtimit të një shkolle 9-vjeçare nga Bashkia e Tiranës. Sipas stafit pedagogjik të këtij universiteti dhe studentëve, vendi ku po ndërtohet shkolla, është e tyre dhe i përket Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit. Nga ana tjetër bashkia e quan këtë protestë të nxitur nga opozita dhe shprehet se prona ësthë private, duke bërë publike dhe certifikatën e pronësisë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet jamarbër malltezi protesta tek ubt shkolla ne koder kames jamarbër malltezi protesta tek ubt shkolla ne koder kames

Sondazh

Poll