Sport

23 Gusht 2020, 12:54 Nga DOSJA

SHQIPËRI-Ish-kapiteni i Kombëtares Mërgim Mavraj e mbyll me Shqipërinë. Për arsye dëmtimesh, mbrojtësi nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e fundit dhe tani 34 vjeçari mendon tërheqjen.

Sot vetë mbrojtësi ka bërë një postim në “Instagram”, ndërkohë që shkruan “Mirupafshim”. Mesazh i qartë, që flet vetë dhe që i hap rrugën të rinjve për të pasur më shumë mundësi në kombëtare.

Vetëm një gol i shënuar në ndeshje zyrtare, i rëndë madje, ndaj Armenisë në fitoren 2-1 në Elbasan, fitore që mbajti gjallë shpresat për kualifikimin në Europian.

 

 

 

Përshëndetje, Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë. Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta. Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar ! Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë ! Përzemërsisht, Mërgim Mustafë Mavraj

A post shared by Mergim Mavraj (@mergimmavraj.15) on

POSTIMI I PLOTË:

Përshëndetje,

Kanë kaluar gati 8 vite që prej shtatorit të 2012-ës, kur unë debutova për herë të parë me Kombëtaren Kuq e Zi, vite të cilat mbase nuk janë të shumta, porse emocionet, sfidat, sakrificat, rëniet, ngritjet dhe sukseset kanë qënë të mëse të mjaftueshme për të skalitur në brendësinë time përjetime të rralla dhe të pashlyeshme. Ky rrugëtim më ka ofruar mundësinë që ta njoh dhe me mirë vendin tim, njerëzit e vendit tim por dhe vet veten time dhe jo vetëm, si shkak i këtij rrugëtimi dhe sportin arrita ta njoh dhe me mirë.

Mirëpo si çdo rrugëtim dhe ky e ka një fund, dhe ky fund është më se i lumtur. Ndaj për këtë dëshiroj të falenderoj të gjithë bashkshoqëruesit e mi duke filluar nga Familja ime, Miqt e mi, Ndjekësit e Kombtares Kuq e Zi, Presidentin Armando Duka, Kolegët e mi dhe të gjithë Stafet Teknike me të cilët kam punuar, edhe pse gjithsecili prej tyre meriton një falenderim personal jam i detyruar që të gjithë falenderimet ti përmbledh në keto pak rreshta.

Mbi të gjitha falënderimet është falenderimi ndaj Zotit, I Cili ma mundësoj këtë fund të lumtur.

Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe popullin tonë shqiptar !
Zoti na e mundësoftë që Një Flamur të jetë simboli ynë !

Përzemërsisht,
Mërgim Mustafë Mavraj

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf kombetarja mergim mavraj shqiperia fshf kombetarja mergim mavraj shqiperia

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2020, 17:38

TIRANË– Skuadra e Tiranës duket se është rikthyer fuqishëm këtë sezon duke “pushtuar” arenat e huaja përveç dominimit në kampionatin shqiptar....