Sport

Të martën vendoset e ardhmja e Conte-s, presidenti Zhang do të takohet me trajnerin, Allegri “përgjon” pas dere

23 Gusht 2020, 09:17 Nga DOSJA
Të martën vendoset e ardhmja e Conte-s, presidenti Zhang do të

MILANO-Antonio Conte do të zhvillojë ditën e martë në mëngjes një takim me presidentin e Interit Steven Zhang.Në takim palët do të diskutojnë për deklaratat e papërshtatshme të Contes në javën e fundit të kampionatit dhe do të shohin mundësinë për të vijuar ende së bashku, apo për të mbyllur menjëherë bashkëpunimin.

Gjasat janë që për shkak të kontratës 3-vjeçare dhe pagës së lartë të Antonio Contes, drejtuesit zikaltër të mos vendosin për shkarkimin, por natyrisht që Zhang e Marotta do të ishin të kënaqur po të merrnin një kërkesë për dorëheqje nga trajneri i tyre.

Nëse palët shkojnë drejt divorcit, te Interi nuk janë të papërgatitur, pasi kanë rënë dakord parimisht me ish trajnerin e Milanit e e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili aktualisht është me pushime në Sardegna, por ka njoftuar stafin e tij të ngushtë, që të qëndrojnë gati.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport antonio conte inter steven zhang antonio conte inter steven zhang

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2020, 17:38

TIRANË– Skuadra e Tiranës duket se është rikthyer fuqishëm këtë sezon duke “pushtuar” arenat e huaja përveç dominimit në kampionatin shqiptar....