Sport

“Finalja luhet vetëm për t’u fituar!” Beckenbauer karikon lojtarët e Bayern Munich dhe tregon: PSG duhet patur kujdes

23 Gusht 2020, 09:07 Nga DOSJA
“Finalja luhet vetëm për t’u fituar!” Beckenbauer

GJERMANI-Presidenti i nderit të Bayern Munich,Franz Beckenbauer po përgatitet për ditën e finales. Ish-futbollisti i bavarezëve kërkon nga lojtarët e tij mos ta nënvlerësojnë PSG dhe beson se ekipi i Thuchel përbën një rrezik.“I kam parë me kujdes ndeshjet e PSG. Francezët janë skuadër, nuk kanë vetëm yje si Neymar dhe Mbappe. Nuk mund t’iu gjej pika të dobëta, ndërsa pres që ata ta ndryshojnë stilin e lojës në finale.Do të jetë ndeshja më e vështirë e këtij sezoni të Champions-it për Bayernin.

Shpresoj që të dyja skuadrat të mos përmbahen shumë, mos t’i tregojnë njëra-tjetrës shumë respekt, por të jenë vetvetja, siç kanë bërë deri më tani. Nëse ndodh kështu, mund të presim një finale të mrekullueshme”.

Do të jetë një ndeshje e luajtur në kushte të barabarta. Unë do të thoja që është 50-50. Ndonjëherë ju duhet edhe pak fat në futboll. Bayerni duhet të japë gjithçka, që ta fitojë finalen”. Përfundon Beckenbauer.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich franc beckenbauer psg bayern munich franc beckenbauer psg

Sondazh

Poll

Sport 22 Gusht 2020, 17:38

TIRANË– Skuadra e Tiranës duket se është rikthyer fuqishëm këtë sezon duke “pushtuar” arenat e huaja përveç dominimit në kampionatin shqiptar....