Politike

Mbeturinat digjen në mes të Peshkopisë, vendin e mbulon tymi, PD: Mafia shtet po u merr frymën banorëve, kryetari vijon pus

21 Gusht 2020, 17:39 Nga DOSJA
Mbeturinat digjen në mes të Peshkopisë, vendin e mbulon tymi, PD:

PESHKOPI– Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi ka publikuar një vide, ku denoncon djegien e mbeturinave në Peshkopi. Përmes një statusi në Facebook, Gjunkshi ka publikuar pamjet ku shihet se si tymi, pas djegies së mbeturinave ka mbuluar të gjithë zonën.

Sipas PD-së, Peshkopia nuk ka asnjë kontroll dhe kryetari me korrespondencë i Bashkisë vijon pushimet i pa shqetësuar, duke e lënë vendin në tym.

Bashkia, jo vetem i ka braktisur qytetaret, por  po i helmon me tym toksik mbeturinash! Pamje skandloze kane shoqeruar qytetaret prej dy ditesh! Re te dendura tymi kane mbuluar prej dy ditesh qytetin e Peshkopise, duke e bere te pa mundur frymemarrjen, per banoret. Jane me dhjetera qytetare te cilet kane denoncuar kete helmim toksik ne rrjetet e tyre sociale. Asnje veprim deri tani nga Policia dhe Organet e Drejtesise, per te vene para ligjit fajtoret. Per keto organe te politizuara dhe te lidhura me krimin, situata ju duket normale. Nuk dihet se si jane djegur mbeturinat, por perderisa pika e grumbullimit ka roje pergjegjesia eshte totalisht e Bashkise. Kryetari me korrespondence i Bashkise vijon pushimet i pa shqetesuar, ndersa bashkia nuk ka as edhe nje makine automatike per te terhequr mbeturinat duke i lene te pushtojne qytetin dhe duke na kujtuar kohe te shkuara te 30 viteve me pare. Neper rruge dhe lagje kazane te tejmbushur, te derdhur, pamje qe te kujtojne rruget e Napolit dhe jo te Peshkopise se 2020-tes. Kjo eshte Rilindja, te kthen 20 vjet prapa, tek mbeturinat,tek lopatat, tek tymi! Krahas pandemise, qytetareve te Peshkopise u shtohet edhe helmimi toksik nga bashkia Diber. Ndiqni pamjet pa koment,”– shkruan Gjunkshi krahas videos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike xhemal gjunkshi xhemal gjunkshi

Sondazh

Poll