Politike

“Makthi” i Ramës ‘shfaqet’ në Bjellorusi, gazetari i BILD: S’është shaka, tentoi dje të negocionte me Llukashenko

21 Gusht 2020, 13:35 Nga DOSJA

BJELLORUSI- Përqëndrimi maksimal i kryeministrit Edi Rama se do të jetë në krye të negocimit me presidentin bjellorus, Aleksandër Llukashenko dhe opozitën e vendit, kanë ngjallur reagime të shumta në vendin tonë. Por duket se fama e kryeministrit shqiptar ka shkuar përtej. Deri tek gazetari i “BILD”, Peter Tiede. Tiede, i njohur në vendin tonë si publikuesi i përgjimeve të famshme të BILD, u përball me sulmet e kryeministrit shqiptar, që më pas hoqi dorë edhe nga padia, sot nuk i kursen thumbat për Ramën.

Në një reagim në rrjetet sociale, ai shkruan se:  ‘Nuk është shaka Edi Rama ka tentuar dje të negociojë me Lukashenkon. Për OSBE-në. As nuk mund ta imagjinosh. Besoj se po bie borë, ose stuhi rëre”. 

 

Peter Tiede ka qenë korrespondenti i Bild në Bjellorusi dhe është një njohës i mirë i situatës në vendin ish-sovjetik.

Pas zgjedhjeve të dhunshme në Bjellorusi që u mbajtën një javë më parë, vendi u përfshi në demonstrata kundër presidentit Aleksandër Llukashenko, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe mbi 7 mijë të tjerë u lënduan gjatë protestave. Zgjedhjet u fituan nga Llukashenko, që ka qeverisur për më shumë se 26 vite, në mandatin e tij të gjashtë. BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, ndërsa tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenko kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon. Kryeministri shqiptar, Edi Rama hyri në këtë debat, duke propozuar dialog mes tij, presidentit bjellorus Llukashenko dhe lideres së opozitës, SvetlanaTikhanovkaya. SHBA kanë bërë thirrje që Llukashenko të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama peter tiede propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi edi rama peter tiede propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi

Sondazh

Poll