Politike

Infektohet me COVID-19 deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka, prej ditësh i shtruar tek Infektivi në trajtim me Oksigjen

21 Gusht 2020, 13:37 Nga DOSJA
Infektohet me COVID-19 deputeti i PS në Vlorë, Edmond Leka, prej

TIRANË- Infektohet me koronavirus deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Edmond Leka. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Leka ndodhet prej disa ditësh në spitalin Infektiv ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Gjendja e tij është e rënduar dhe siç mësohet, deputeti po trajtohet me oksigjen. Edmond Leka, deputet i parlamentit të Shqipërisë është politikani i radhës që preket nga COVID-19.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi e Adriatik Alimadhi, ia dolën duke fituar betejën me COVID-19. Roshi u trajtua në Turqi, për shkak të gjendjes më të rëndë që pati, por tanimë është i stabilizuar dhe në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edmond leka me covid edmond leka me covid

Sondazh

Poll