Politike

Përfundon filtrimi i kandidatëve për deputet në PD! Më 25 gusht bëhet seleksionimi i parë, vetëm 1000 emra kalojnë ‘k

21 Gusht 2020, 14:01 Nga DOSJA
Përfundon filtrimi i kandidatëve për deputet në PD! Më

TIRANË– Pushimet e verës duket se kanë përfunduar në selinë blu. Pak ditë para shtatorit, më 25 gusht do të përfundojë puna për anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kanidaturave në PD, të cilët do të kalojnë në ‘filtër’ emrat e propozuar nga bazat për zgjedhjet parlamentare. 

Me 25 gusht do të përfundojë seleksionimi i parë, nga i cili vetëm 1000 emra do të kalojnë në fazën e dytë, ku do të “pranohen” vetëm 50% e tyre. Më pas, 500 emrat që kanë kaluar me sukses dy fazat e para, do të kalojnë sërish në ‘sitë’ dhe lista do të ketë vetëm 300 persona të zgjedhur.

Më pas, përmes votimit “një anëtar një votë”, kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në degë do të hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar. Pas votimit, lista e kandiatëve do të zyrtarizohet në kryesinë e Partisë Demokratike për t’u miratuar më pas në Këshillin Kombëtar.

Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 janë Bujar Nishani, Besnik Mustafaj, Genc Ruli, Mark Marku e Enerjeta Papa. Pas përfundimit të procesit, ashtu siç është shprehur vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha në muajin shtator do të nisë de-facto edhe fushata për zgjedhjet parlamentare të 2021.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike komisioni i vlerësimit të kanidaturave pd selia blu zgjedhjet parlamentare 2021 komisioni i vlerësimit të kanidaturave pd selia blu zgjedhjet parlamentare 2021

Sondazh

Poll