Politike

Kriza në Bjellorusi, ‘nxjerr kokën’ edhe Cakaj, telefonon ministrin e Jashtëm kanadez: Edhe ata mbështesin Ramën, Shqip

21 Gusht 2020, 16:51 Nga DOSJA
Kriza në Bjellorusi, ‘nxjerr kokën’ edhe Cakaj, telefonon

TIRANË– Gent Cakaj, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, është futur gjithashtu në ‘lojë’ për të zgjidhur krizën në Bjellorusi. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Cakaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.

Vetë ministri Cakaj, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka pasqyruar bisedën që ka bërë me Champagne. Cakaj shprehet se me Champagne ndajnë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi. Cakaj bëri me dije se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së.

Shqipëria si Kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi.”- theksoi Cakaj në postim.

Pas zgjedhjeve të dhunshme në Bjellorusi që u mbajtën një javë më parë, vendi u përfshi në demonstrata kundër presidentit Aleksandër Llukashenko, ku kanë humbur jetën 2 persona dhe mbi 7 mijë të tjerë u lënduan gjatë protestave. Zgjedhjet u fituan nga Llukashenko, që ka qeverisur për më shumë se 26 vite, në mandatin e tij të gjashtë. BE vendosi saksione kundër zyrtarëve të lartë në Bjellorusi, ndërsa tentativat e kancelares gjermane, Angela Merkel për ndërmjetësim me Lukashenko kanë dështuar pasi ai nuk ka pranuar që të flasë me kancelaren në telefon.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama hyri në këtë debat, duke propozuar dialog mes tij, presidentit bjellorus Llukashenko dhe lideres së opozitës, Svetlana Tikhanovkaya. SHBA kanë bërë thirrje që Llukashenko të pranojë ftesën për dialog, ndërsa Rusia ka kërkuar të mos ketë ndërhyrje nga jashtë për të zgjidhur krizën. BE gjithashtu mbështeti propozimin e liderit të OSBE-së. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj philippe champagne gent cakaj philippe champagne

Sondazh

Poll