Politike

“Do ndërtojmë 45 km linjë të re ujësjellësi”/ Rama jep lajmin e mirë për laçjanët, por thumbon opozitën: Ata

21 Gusht 2020, 11:31 Nga DOSJA
“Do ndërtojmë 45 km linjë të re

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në qytetin e Laçit do të ndërtohet një sistem i ri ujësjellësi, me një gjatësi prej 45 km. Sipas Ramës, kjo nuk është një mrekulli, është thjesht një punë më shumë. Më tej kreu i qeverisë ka thumbuar edhe opozitën, pasi shprehet se fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhë, por le të thonë çfarë të duan.

Postimi i plotë:

KANTIERI I UJIT në Laç, investimi i parë qysh prej vitit 1981 mbi një infrastrukturë parahistorike të vitit 1965, e cila do të zëvendësohet tërësisht. Tani ata që fjalën e keqe e kanë në majë të gjuhës, sidomos kur shohin ndonjë punë të mirë, le të thonë ç’të duan, por 45 kilometra linjë e re ujësjellësi dhe 24 orë ujë në ditë, ndryshojnë shumë nga një rrjet ndryshku e nga 1 deri 2 orë në ditë ujë në rubinet, prej dekadash të tëra! Ndryshojnë pikërisht sepse nuk jemi të gjithë njësoj dhe pikërisht pse qeverisja e sotme nuk është njësoj me të mëparshmet edhe situata e furnizimit me ujë të Laçit, së shpejti nuk do të jetë njësoj. Përkundrazi, do të jetë rrënjësisht e ndryshme, sepse kalvari i ujit edhe në Laç do të mbyllet përfundimisht dhe furnizimi do të jetë papushim. Nuk është një mrekulli, është thjesht një punë më shumë, nga shumë e shumë punët që vazhdojnë dhe që bëjnë dallimin e madh, çdo ditë, mes Shqipërisë që kishim dhe #ShqipërisëqëDuam

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ujësjellësi i laçit edi rama ujësjellësi i laçit

Sondazh

Poll