Politike

SHBA mbështet propozimin e Ramës për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, Rusia: Vlerësojmë përpjekjen, por më mirë të m

20 Gusht 2020, 17:47 Nga DOSJA
SHBA mbështet propozimin e Ramës për zgjidhjen e krizës

SHQIPËRI– Propozimi i kryeministrit Edi Rama, nën cilësinë e liderit të kreut të OSBE-së, për të ndërmjetësuar dialogun mes qeverisë dhe Opozitës në Bjellorusi, ka marrë dritën jeshile nga SHBA-ja dhe Rusia. Përmes Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, SHBA-ja i bëri thirrje Bjellorusisë që të pranojë këtë propozim.

“Ne i bëjmë thirrje qeverisë Bjelloruse të ndërveprojë në mënyrë aktive me shoqërinë Bjelloruse, përfshirë përmes këshillit kombëtar koordinues kombëtar të krijuar kohët e fundit, në atë mënyrë që të pasqyrojë atë që kërkojnë njerëzit Bjellorusë, në emër të së ardhmes së Bjellorusisë dhe për një Bjellorusi të suksesshme. I bëjmë thirrje Minsk të pranojë propozimet e OSBE-së për të lehtësuar dialogun midis qeverisë dhe opozitës,“- tha ai. 

Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e liderit të kreut të OSBE-së ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në lidhje me krizën e zhvilluar në Bjellorusi, mësohet se përmes telefonatës, Lavrov e ka informuar Ramën se edhe Vladimir Putin e mbështet propozimin e tij për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, por preferon të mos ketë ndërhyrje në palët e Bjellorusisë.

Sipas ministrit Lavrov, duhet t’u jepet mundësia që palët t’i zgjidhin vetë gjërat pa ndërmjetësime, në mënyrë që të mos përfundojë gjithçka, siç përfundoi Ukraina në vitin 2014, pas ndërhyrjes së Europës. 

“Duhet t’u jepet mundesia vetë bjellorusëve të merren vesh për çështjet e tyre, të mos pengohet dialogu midis pushtetit dhe shoqërise dhe të mos ketë asnjë ndërhyrje nga jashtë, të shmanget përvoja e hidhur e “ndermjetesimit evropian” në Ukrainë në shkurtin e 2014,“- mësohet se ka thënë Lavrov.

Më herët, vetë kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me angazhimin e tij si kryetari i OSBE, për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në një postim në Tëitter, Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve, ku shkruan se nuk kanë pse të vrerosen, pasi në Minsk nuk shkohet për të bërë selfie, ndërsa për të komunikuar me opozitën dhe qeverinë, duhet të marrë aprovimin nga të dy palët. Rama u shpreh se është duke punuar së bashku me BE-në për të realizuar misionin ndërmjetësues në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës.

Vetë Rama, nën cilësinë e liderit të OSBE-së, propozoi një dialog të hapur dhe konstruktiv mes tij, Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës së Bjellorusisë. Sipas kreut të OSBE-së, dialogu është e vetmja gjë që mund të sjellë rrugëdaljen nga kriza. Ky propozim mori mbështetjen e Këshillit Europian dhe Presidentit Charles Michel.

Protestat e dhunshme në Bjellorusi vijojnë prej të dielës së kaluar, ditë kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Sipas BILd, Llukashenko ka manipuluar zgjedhjet dhe kjo gjë ka bërë që qytetarët të ngrihen në demonstrata dhe të mos e pranojnë këtë vendim. BILD zbuloi para disa ditësh se fitues nuk është Lukashenko, por kandidatja e opozitës,  Sviatlana Tsikhanouskaya. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kriza ne bjellorusi propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi protestat ne bjellorusi vladimir putin edi rama kriza ne bjellorusi propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi protestat ne bjellorusi vladimir putin

Sondazh

Poll