Politike

“Nëse nuk paguan në Urgjencë, s’të çojnë në repart”/ Rama replikon me komentuesen: Fol me emra. Qytetarja: Kur të

21 Gusht 2020, 14:23 Nga DOSJA
“Nëse nuk paguan në Urgjencë, s’të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka replikuar me një nga ndjekëset e tij në rrjetin social “Facebook”. Krahas një videoje të shpërndarë në profilin e kryeministrit, ku shfaqej ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Kombinat, një qytetare shkruante se në Urgjencën e Spitalit Nënë Tereza nëse nuk paguan stafi mjekësor nuk të çon në repart dhe vendet e punës iu jepen vetëm personave që kanë lidhje me Partinë Socialiste.

Komenti i qytetares ka kapur vëmendjen e Ramës, i cili i ka kërkuar që të flasë me emra konkretë. Pas përgjigjes së Ramës, nuk ka munguar as replika nga qytetarja, e cila ka shkruar sërish duke u treguar e gatshme që të komunikonte me të.

MESAZHET MES RAMËS DHE QYTETARES:

KOMENTUESJA: Ju dilni gjithmone dhe flisni, por realiteti eshte krejt ndryshe. E dini ju ministre se ne urgjencen e spitalit Nene Tereza nqs nuk paguan nuk te cojne ne repart. Shko dhe shiko realitetin.,shiko edhe vendet e punes qe u jepen njerezve qe jane servil te partise Socialiste

Edi Rama: Realitet eshte ky nuk eshte film artistik, ndersa per sa i perket akuzes qe ben, beje konkrete me emer e mbiemer ose hesht e mos hidh balte mbi bluzat e bardha, qe po e tregojne veten ne diten me te erret per shendetin publik per shkak te pandemise!

KOMENTUESJA: Po te ishte mundesia te flisnim, do te ti jepja edhe emrat. Nuk po hedh balte mbi bluzat e bardha, flas per nje realitet qe e kam kaluar. Mund te me kontaktoni, nuk i trembem se vertetes. Edi Rama mund te flasim kur te duash!

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama rama replika me komentuesit edi rama rama replika me komentuesit

Sondazh

Poll