Politike

Rama telefonon Lavrov për krizën në Bjellorusi: Vlerësojmë përpjekjen, por më mirë të mos ketë ndërhyrje, s’duam sk

20 Gusht 2020, 17:23 Nga DOSJA
Rama telefonon Lavrov për krizën në Bjellorusi:

TIRANË–Kryeministri Edi Rama, nën cilësinë e liderit të kreut të OSBE-së ka zhvilluar edhe një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Në lidhje me krizën e zhvilluar në Bjellorusi, mësohet se përmes telefonatës, Lavrov e ka informuar Ramën se edhe Vladimir Putin e mbështet propozimin e tij për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi, por preferon të mos ketë ndërhyrje në palët e Bjellorusisë.

Sipas ministrit Lavrov, duhet t’u jepet mundësia që palët t’i zgjidhin vetë gjërat pa ndërmjetësime, në mënyrë që të mos përfundojë gjithçka, siç përfundoi Ukraina në vitin 2014, pas ndërhyrjes së Europës. 

“Duhet t’u jepet mundesia vetë bjellorusëve të merren vesh për çështjet e tyre, të mos pengohet dialogu midis pushtetit dhe shoqërise dhe të mos ketë asnjë ndërhyrje nga jashtë, të shmanget përvoja e hidhur e “ndermjetesimit evropian” në Ukrainë në shkurtin e 2014,“- mësohet se ka thënë Lavrov.

Më herët, vetë kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me angazhimin e tij si kryetari i OSBE, për zgjidhjen e krizës në Bjellorusi. Në një postim në Tëitter, Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve, ku shkruan se nuk kanë pse të vrerosen, pasi në Minsk nuk shkohet për të bërë selfie, ndërsa për të komunikuar me opozitën dhe qeverinë, duhet të marrë aprovimin nga të dy palët. Rama u shpreh se është duke punuar së bashku me BE-në për të realizuar misionin ndërmjetësues në Bjellorusi për zgjidhjen e krizës.

Vetë Rama, nën cilësinë e liderit të OSBE-së, propozoi një dialog të hapur dhe konstruktiv mes tij, Kryetari i ardhshëm i OSBE-së, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës së Bjellorusisë. Sipas kreut të OSBE-së, dialogu është e vetmja gjë që mund të sjellë rrugëdaljen nga kriza. Ky propozim mori mbështetjen e Këshillit Europian dhe Presidentit Charles Michel.

Protestat e dhunshme në Bjellorusi vijojnë prej të dielës së kaluar, ditë kur u mbajtën zgjedhjet presidenciale. Sipas BILd, Llukashenko ka manipuluar zgjedhjet dhe kjo gjë ka bërë që qytetarët të ngrihen në demonstrata dhe të mos e pranojnë këtë vendim. BILD zbuloi para disa ditësh se fitues nuk është Lukashenko, por kandidatja e opozitës,  Sviatlana Tsikhanouskaya. Liderët e Europës dhe SHBA-ja nuk i kanë njohur këto zgjedhje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi sergei lavrov vlsdimir putin edi rama propozimi i osbe-se per krizen ne bjellorusi sergei lavrov vlsdimir putin

Sondazh

Poll