Politike

“Mos e rruj…jena tull fare”/ Bardhi publikon të tjera përgjime nga dosja ‘339’: Thesar i pazbuluar që i lidh Avdyla

20 Gusht 2020, 15:59 Nga DOSJA

TIRANË -Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka publikuar biseda të tjera të zbardhura nga përgjimet e dosja “339”, për manipulimin e zgjedhjeve të 2017-ës në Durrës. Në bisedën e publikuar nga Bardhi, Armelin Zeza, i arrestuar për mbushjen e kutive në Rubjek, i konfirmon Altin Avdylit, se ka futur 25 vota në një kuti dhe se në Rubjek janë “tull fare”.

Ky i fundit e komplimenton më pas, duke i thënë: I madh je

Sipas Bardhit, këto përgjime tregojnë se bisedat që janë publikuar deri më tani, janë maja e ajsbergut, që provon se Rama është organizatori i skemës kriminale të zgjedhjeve të 2017-ës. Më tej ai shton, se i ndihmuar nga banda e “Avdylajve”, Rama mori 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve.

Bisedat në përgjimet e dosjesPostimi i plotë

Sa më shumë fletë hapen nga dosja 339, aq më shumë zbulohet skema e blerjes së pushtetit të Edi Ramës me krimin. Zbardhja nga media e disa bisedave të tjera të Niçes famëkeq të organizatës mafioze të Avdylajve gjatë fushatës elektorale 2017, konfirmon mashtrimin elektoral të organizuar nga Edi Rama, që i dha atij të paktën 10-15 deputetë pa vullnetin e qytetarëve.

Vetëm në 1 qendër votimi, në një fshat të Shijakut, janë vulosur dhe janë futur në kuti 25 fletë votimi të papërdorura. Siç thotë vartësi i Niçes, “aq tepruan”, se fitorja e Edi Ramës do të kshte qenë edhe më e thellë.

Futja në kuti e fletëve të papërdorura, votimi i emigrantëve pa ardhur në Shqipëri, blerja e votave, kërcënimi me largimet nga puna i demokratëve apo qytetarëve të paangazhuar janë të provuara nga dosja 339 si skema të përdorura nga krimi i organizuar për t’i siguruar Edi Ramës pushtetin.

Kaq sa është bërë publike nga një dosje që po zvarritet prej 3 vitesh e gjysëm, është vetëm maja e ajsbergut, që provon se Edi Rama është organizatori dhe përfituesi i një skeme kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Dosja 339 është një thesar ende i pazbuluar që i lidh Avdylajt e trafikut të drogës me Edi Ramën dhe njerëzit e tij të besuar në Durrës. Llukashenko nuk ka vetëm në Minsk. Ai është edhe në Tiranë, duke drejtuar, bashkë me Niçet e krimit të organizuar, qeverinë e Tiranës.

Tre ditë më parë, GJKKO dha masat e sigurisë për komisionerët e arrestuar për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në Shetel e Rubjek, mes të cilëve edhe Armelin Zeza, i akuzuar për mbushjen e kutive. GJKKO la 9 prej të arrestuarve në burg, 7 në arrest shtëpie dhe 3 me detyrim paraqitje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dosja 339 gazment bardhi dosja 339 gazment bardhi

Sondazh

Poll