Aktualitet

Përfshihet nga flakët kurora e gjelbër në Peqin, digjen 4 mijë rrënjë ullinj, zjarri rrezikon banesat

21 Gusht 2020, 12:29 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët kurora e gjelbër në Peqin, digjen 4

PEQIN-Zjarri që nisi 24 orë më parë në Peqin ka dalë jashtë kontrollit. Ditën e sotme, flakët kanë përfshirë kurorën e gjelbër të qytetit. Si pasojë e flakëve, janë djegur 4 mijë rrënjë ullinj.

Ndërkohë zjarri ka marrë përmasa të mëdha dhe u është afruar banesave, duke i rrezikuar seriozisht.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta zjarrjfikëse të cilat po luftojnë me flakët.  Zyrtarët e bashkisë ndërkohë kanë kërkuar ndihmë nga ajri, pasi deri më tani zjarrfikësit e kanë pasur të pamundur të neutralizonin flakët.

Gjatë dy mujave të fundit nga jugu në veri të vendit janë krijuar dhjetëra vatra zjarri. Më problematike situata ka qenë në zonën midis Lezhës dhe Mirditës si dhe në Elbasan. Në pjesën më të madhe të rasteve, zjarrvëniet kanë qenë të qëllimshme.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarri ne peqin zjarri ne peqin

Sondazh

Poll