Aktualitet

Del ekspertiza mjeko-ligjore, Enisa Doda u mbyt në plazhin e Velipojës, në trupin e saj nuk kishte shenja dhune

21 Gusht 2020, 10:56 Nga DOSJA
Del ekspertiza mjeko-ligjore, Enisa Doda u mbyt në plazhin e

VELIPOJË- Del ekzpertiza mjeko-ligjore për 17-vjeçaren, Enisa Doda. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dhune dhe ajo ka humbur jetën nga  mbytja.

“Vajza nuk ka shenja dhune. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mbytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 gusht 2020, teksa 17-vjeçarja bashkë me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari po bënin një xhiro me motor uji në det. Trupi i të miturës u gjet në një largësi rreth 700-800 metra nga bregu.

Një ditë më vonë, u arrestuar Indrit Bajraktari,  i cili ishte edhe drejtuesi i motorit. Ky i fundit nuk ka pranuar të dëshmojë para oficerëve dhe ka thënë se do të shprehet vetëm para togave të zeza. Kjo ngjarje ka sjellë edhe pezullimin e lëvizjes me mjete motorike në plazhin e Velipojës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda vajza e mbytur ne velipoje enisa doda vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...