Aktualitet

Tentoi t’i ikte me vrap policisë, shqiptari kapet me 60 doza kokainë

21 Gusht 2020, 11:02 Nga DOSJA
Tentoi t’i ikte me vrap policisë, shqiptari kapet me 60 doza

ITALI-Një operacion i beftë antidroge në Foligno, ka çuar në pranga një shtetas shqiptar. Ky i fundit u pikas nga policia në qendër të Folignos të cilët i kërkuan dokumentat.

Në këtë moment shqiptari tenton të ikë me vrap, por arratias zgjati vetëm disa metra. Nga kontrolli trupor, agjentët i gjetën shqiptarit 60 doza me kokainë dhe disa qindra euro, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Ndërkohë prokurori ka vlerësuar vlefshmnërinë e arrestimit, ndërsa ka shtyrë procesin për në shtator.

Sipas autoriteteve, shqiptari është një person pa precedentë penale. Kësisoj hetuesit mendojnë, se bandat që kontrollojnë trafikun e drogës, kanë filluar të rekrutojnë djem të rinj.  Hetuesit kanë nisur punën për të zbuluar se kur erdhi shqiptari në qytet, cilët janë personat që e kanë rekrutuar dhe kush ia ka dhënë drogën për ta shitur.

Marrë nga Ilmattino.it

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari kapet me kokaine ne itali shqiptari kapet me kokaine ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...