Aktualitet

Flasin pronarët e banesës që u dogj në Maliq: U duk si shkëndijë, ndodhi shumë shpejt çdo gjë, ju lutem na ndihmoni

21 Gusht 2020, 10:36 Nga DOSJA
Flasin pronarët e banesës që u dogj në Maliq: U duk si

Maliq- Mëngjesin e sotëm u shkrumbua nga flakët një banesë në fshatin Vloçisht të Maliqit, pasi shpërtheu një bombol gazi. Për këtë ngjarje kanë folur edhe pronarët e shtëpisë, Jazmi dhe Tefta Mollaymeri, të cilët kanë kërkuar ndihmë për rindërtimin e banesës.

“Isha në një vdekje dhe kur më lajmërojnë erdha me shpejtësi por çdo gjë ishte në flakë ishte e vështirë të shuheshin. Dëmet janë të mëdha. Na është dashur një jetë që ta ndërtonim një gjë të tillë, kërkojmë që të na ndihmojë sadopak ta kalojmë këtë situatë”, ka thënë Jazmiu.

Ndërsa gruaja e tij ka treguar se flakët janë përhapur me shumë shpejtësi, sapo ndezi sobën për të bërë gjellën.

“Nuk e kuptova se si ndodhi, ishte një moment i vetëm dhe më është dukur si shkëndijë. Unë po ndizja sobën për të bërë gjellën dhe çdo gjë ndodhi papritur. Flakët u përhapën me shpejtësi, nuk di çfarë të them”, është shprehur ajo.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet digjet shtepia ne maliq jazmi mollaymeri maliq tefta mollaymeri digjet shtepia ne maliq jazmi mollaymeri maliq tefta mollaymeri

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...