Aktualitet

Burgu i Peqinit vatër e rrezikshme e COVID, infektohen 15 punonjës brenda 72 orëve

21 Gusht 2020, 11:23 Nga DOSJA
Burgu i Peqinit vatër e rrezikshme e COVID, infektohen 15 punonjës

PEQIN– Burgu i Peqinit është kthyer në një vatër të rrezikshme të COVID-19. Në institucionin e vuajtjes së dënimit, gjatë 72 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë 15 punonjës.

Vetëm 3 ditë më parë në burgun e Peqinit rezultuan me COVID, dy drejtorë policie dhe dhjetë punonjës. Nuk dihet nëse u janë marrë tamponët punonjësve të tjerë të burgut.

Sakaq, COVID-19 është futur në shumë institucione të vendit. Pak ditë më parë u mbyll maternieti i Lushnjes, pasi rezultoi e infektuar një gjinekologe. Dje, rezultoi e infektuar një hartografe në Kadastrën e Durrësit. Po kështu është mbyllur edhe AZM-ja në Vlorë, pasi rezultoi një punonjës i infektuar.

Ndërkohë, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se janë shënuar edhe 5 viktima të tjera dhe u konfirmuan 155 raste të reja. Në total, COVID-19 ka shkaktuar 238 viktima dhe aktualisht janë 3743 raste aktive.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit covid-19 burgu i peqinit covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...