Aktualitet

3 të infektuar/ Cërriku futet në hartën Covid, mes tyre një ish-polic, ndodhet në gjendje të rëndë

21 Gusht 2020, 10:47 Nga DOSJA
3 të infektuar/ Cërriku futet në hartën Covid, mes tyre

CËRRIK- Qyteti i Cërrikut nuk i ka shpëtuar COVID-19. Ditën e djeshme në qytet janë konfirmuar 3 raste të reja.

Mësohet se 2 nga të infektuarit janë një çift bashkëshortësh, të cilët ishin kthyer disa ditë më parë nga Italia dhe kanë marrë pjesë në të paktën dy ceremoni mortore. Ndërsa, rasti i tretë është një ish-punonjës i policisë në këtë qytet. Ky  fundit po merr trajtim, pasi gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.

Ndërkohë, në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e djeshme se janë shënuar edhe 5 viktima të tjera dhe u konfirmuan 155 raste të reja. Në total, COVID-19 ka shkaktuar 238 viktima dhe aktualisht janë 3743 raste aktive.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet cerrik koronavirusi ne shqiperi cerrik koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...