Aktualitet

Mendonte se e kishte fshehur mirë drogën, shqiptari kapet me 400 mijë euro marijuanë në Itali

21 Gusht 2020, 10:28 Nga DOSJA
Mendonte se e kishte fshehur mirë drogën, shqiptari kapet me 400

ITALI-Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar për trafik lëndësh narkotike. Agjentët kishin ruajtur lëvizjet e shqiptarit, i cili shpërndante drogën me doza në zonën e Malnates.

Më pas ata zhvilluan kontrolle në banesën e shqiptarit, ku arritën të gjenin një sasi prej 53 kg marijuanë. Lëndën narkotike, shqiptari e kishte fshehur në bodrumin e banesës, Droga ishte fshehur mirë dhe dhe ishte futur në 7 kuti të mëdha.

Sipas autoriteteve, nëse droga do të dilte në treg, do t’i sillte shqiptarit një fitim prej 400 mijë eurosh. Menjëherë shqiptarit iu vunë prangat dhe u dërgua pas hekurave. Ndërkohë lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe iu dërgua prokurorit të çështjes.

Marrë dhe përshtatur nga Malpensa24.it

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...