Aktualitet

Sherr në Sarandë, katër persona zihen për motive të dobëta, dy prej tyre përfundojnë në spital

21 Gusht 2020, 10:49 Nga DOSJA
Sherr në Sarandë, katër persona zihen për motive të

SARANDË– Dy persona, me inicialet S. K., 55 vjeç dhe M. K., 18 vjeç, banues në Sarandë, kanë rënë në prangat e Policisë së Sarandës, pasi akuzohen se janë përfshirë në një sherr për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, një natë më parë, në lagjen nr. 1 Sarandë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë.

Për pasojë, dy personat me inicialet O.A dhe F.N, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë 

Pas një konflikti për motive të dobëta, Policia ka vënë në pranga shtetasit S. K., 55 vjeç dhe M. K., 18 vjeç, banues në Sarandë. Kapja dhe arrestimi i tyre u bë pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1 Sarandë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas të tjerë. Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar me sende të forta shtetasit O.A dhe F.N, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sarande sherr ne sarande sarande sherr ne sarande

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...