Aktualitet

“Shenjtëri e tij o more, o Baba Tomori”/ Shtruar në mish qingji, Artan Hoxha lë pas botën e krimit dhe nis pelegrinazhin

21 Gusht 2020, 10:28 Nga DOSJA
“Shenjtëri e tij o more, o Baba Tomori”/ Shtruar në mish

BERAT– Gazetari Artan Hoxha i ka lënë në pauzë lajmet e kronikës së zezë dhe të botës së krimit, duke u arratisur drejt Malit të Motorrit, ku sot ka nisur pelegrinazhi.

Përmes një videoje të publikuar në profilin e tij në Facebook, Hoxha shkruan se është mbledhur me njerëz të mirë, dhe në këtë rast s’ka se si të mos ia bëjë mbarë Abaz Aliu, martiri i Qerbelasë, në nder të të cilit organizohet edhe pelegrinazhi i përvitshëm në malin e Tomorrit.

Te shkosh ne Malin e Tomorrit me Ylli Baken, Edi Bregun dhe me plote njerez te mire, e si te mos ta beje mbare Abaz Aliu…Nje pershendetje me rastin e festes se Abaz Aliut ne malin e shenjte te Tomorrit, per bashkepatriotet e mi, si dhe gjithe besimtaret bektashinj kudo qe ndodhen.
U pranofshin sakrificat e lutjet tuaja dhe u realizofshin deshirat, ne malin e shenjte te Baba Tomorrit,”– shkruan Hoxha krah videos.

Në sfond shihen miqtë e gazetarit Artan hoxha, Edi Bregu dhe Ylli Baka, i cili në këtë rast, nuk kishte si të mos këndonte këngën që vetë i ka kushtuar malit të Tomorrit.

“Si një yll i ndritur more, lart në qiell shkoi…shenjtëri e tij o more, o Baba Tomori. N’ate mal qe nuk shkrin bora, ku ka fronin perendia….erdhi prap Baba Tomori, erdhi ne shtepin e tija. Fjala jote e ëmbël more, peshon sa nje mal…marshim uratat e tua, ne te qofshim fale,”- dëgjohet të thotë ndër të tjera Baka.

Ndërsa në tavoline shihet shtruar mishi i qingjit që nuk mungon në këtë lloj pelegrinazhi. Këtë vit besimtarët për shkak të pandemisë kanë qenë të paktë në numër. Ata kremtojnë në Teqenë e Kulmakut festën në nder të Abaz Aliut dhe çdo familje therr një qingj, ku gjaku i kafshëve derdhet lumë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha ylli baka artan hoxha ylli baka

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Gusht 2020, 09:55

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj iu ka bërë thirrje pacientëve që mos e bëjnë shpesh skanerin e mushkërive për COVID-19, pasi shkakton tu...