Aktualitet

Jo vetëm i maskuar, Klodiana Lala tregon ndërhyrjet kirurgjikale të Admir Muratajt

10 Prill 2019, 20:22 Nga DOSJA
Jo vetëm i maskuar, Klodiana Lala tregon ndërhyrjet kirurgjikale

TIRANË- Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin Opinion. Sipas saj Admir Murataj nuk ngjason fare me atë që kemi në foto, pasi sipas saj ka bërë një sërë ndërhyrjesh për të ndryshuar pamjen e tij.

“Admir Murataj nuk është si ky që kemi në foto. Kishte marrë një pamje shumë më të ndryshme nga kjo që kemi në foto. Policia e ka pasur shumë të vështirë ta identifikojë. Kishte bërë edhe mbjellje flokësh, ndërhyrje në hundë dhe mjekër”, -tha Lala.

Më tej ajo u shpreh se ai ka jetuar mes Shqipërisë dhe Kosovës si dhe në vilën e tij me vlerë rreth 1.5 milionë euro. 

Kamerat e shtëpisë ishin të një rezolucioni të lartë dhe detektonin edhe objektet e padëshiruara që ndodheshin pranë shtëpisë. Sipas gazetares Lala, vetëm investim në kamera dhe siguri në vilën e Muratajt llogaritet rreth 300 mijë euro. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas admir murataj grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2019, 19:40

TIRANË- Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shum...