Aktualitet

‘Blindohet’ aeroporti i Rinasit, mbërrin Batalioni i Forcave të Armatosura (Foto)

10 Prill 2019, 19:36 Nga DOSJA
‘Blindohet’ aeroporti i Rinasit, mbërrin Batalioni i Forcave

TIRANË– Aeroporti “Nënë Tereza” është blinduar ashtu siç u lajmërua nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Në fotot e mëposhtme shihet teksa në Rinas mbërrijnë automjete të blinduara me efektivë të Policisë Ushtarake dhe të Batalionit Special të Forcave të Armatosura.

Prej mbrëmjes së sotme do të jenë ata përgjegjës për perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”.

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, u shpreh se pas dështimit të koncesionarit në garantimin e sigurisë për aeroportin e Rinasit, ky i fundit do të merret në mbrojtje nga ushtria.(Lexo këtu)

Nga ana tjetër edhe kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kinezët dështuan në garantimin e sigurisë e për këtë shteti do marrë nën kontroll sigurinë e aeroportit, duke marrë kështu në mbrojte ministrin Sandër Lleshaj dhe Policinë e Shtetit. (Lexo këtu)

Grabitja spektakolare e 10 milionë eurove ndodhi një ditë më parë në pistën e aeroportit të Rinasit. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet autoblindat ne aeroport forcat e armatosura grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas vjedhja e 10 milione aurove autoblindat ne aeroport forcat e armatosura grabitja e 10 milionë eurove grabitja ne rinas vjedhja e 10 milione aurove

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Prill 2019, 19:40

TIRANË- Pas grabitjes së bujshme, të Rinasit dhe vrasjes së njërit prej grabitësve, ndërsa ende nuk ka një variant zyrtar për ngjarjen, po qarkullojnë shum...