Aktualitet

“Kaq mbetje kanabisi, i binte Gates nga samari”/ Gazetari Hoxha ironizon aksionin e Policisë në Lazarat: Qenkan ndërruar

20 Gusht 2020, 12:40 Nga DOSJA
“Kaq mbetje kanabisi, i binte Gates nga samari”/ Gazetari Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar aksionin e sotëm të Policisë në Lazarat, ku u arrestua 54-vjeçari Shkëlqim Basha. Nëpërmjet një postimi në Facebook, gazetari shprehet se policia ka kapur 15.5 kg byk (kashtë) në vend të kanabisit. Ai shkruan më tej se edhe në njoftimin e Policisë thuhej se është sekuestruar kanabis në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore.

“S’ka mundesi thashe?! Mire gazetaret jane me pushime dhe nuk kane lajme per te publikuar, por qenkan nderruar dhe policet e Gjirokastres?! Keta te rinjte nuk e dallokan dot kanabisin e perpunuar, nga byku!! Ata te vjetrit ishin bere agronome me master per njohje kanabisi.. Eh Lazarat, Lazarat!!! Si u katandise… Nuk thote kot populli:Me mire te te dale syri, se te dale nami”… Kaq mbetje kanabisi, i binte Gates nga samari, kur shkarkonte barren e mushkes”, shkruan gazetari. 

Postimi i plotë:

Dita nisi me nje lajm “te madh”, qe ne mengjes heret. Te gjitha mediat informative dhe portalet, shperndane me buje nje operacion antidroge, me emrin e koduar “Sopoti”. Operacioni ishte cilesuar i rrezikshmerise se larte, pasi u zhvillua ne Lazarat, dhe u kapen “droge, arme dhe municione”… Heu, ç’te kete ngjare ne Lazarat, qe paskan bere gjithe kete operacion “te madh”?! Me kete rast aktivizova dhe njehere kontaktet e vjetra, kur Lazarati ishte vertete LAZARAT me shkronja te medha, dhe territor autonom brenda Republikes se Shqiperise. Ç’ka bere vaki mo?! Ç’eshte gjithe ky operacion qe pa gdhire dita?! As mos e prish terezine, me thane. E mban mend Shkelqimin mo?! Shkelqim Bashen?! I mbyllen deren mavriut, i kane zene nje torbe me byke(mbeturina kashte pasi korret gruri). Vertete?!- i thashe,- Per nje thes me byke, te ahuri i Çimit, e paskan bere gjithe ate operacion?!… Pastaj lexova komunikaten e policise, ku thuhej: “Gjatë kontrollit në banesën e Bashës, në një vend të përshtatur në bodrumin e shtëpisë, shërbimet e policisë gjetën të fshehura…, një sasi prej 15.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, në trajtë pluhuri dhe mbetje bimore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”… Me plaçin syte keshtu thuhej, “15.5 kilograme kanabis, ne trajte pluhuri dhe mbetje bimore.  S’ka mundesi thashe?! Mire gazetaret jane me pushime dhe nuk kane lajme per te publikuar, por qenkan nderruar dhe policet e Gjirokastres?! Keta te rinjte nuk e dallokan dot kanabisin e perpunuar, nga byku!! Ata te vjetrit ishin bere agronome me master per njohje kanabisi.. Eh Lazarat, Lazarat!!! Si u katandise… Nuk thote kot populli: “Me mire te te dale syri, se te dale nami”… Kaq mbetje kanabisi, i binte Gates nga samari, kur shkarkonte barren e mushkes. 

Ky reagim i gazetarit vjen, pasi ditën e sotme Policia dha njoftimin se në Lazarat kishte  finalizuar operacionin “Sopoti”. Sipas policisë në këtë operacion u arrestua Shkëlqim Basha, u sekuestruan  15.5 kg drogë, një pushkë dhe 900 fishekë.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni ne lazarat artan hoxha shkelqim basha aksioni ne lazarat artan hoxha shkelqim basha

Sondazh

Poll