Aktualitet

Kërkojnë t’i fusin në pallatin e dëmtuar, banorët në Durrës letër Ramës: Nuk po bëjnë ekspertizë, ka çeduar 55 cm

20 Gusht 2020, 11:32 Nga DOSJA
Kërkojnë t’i fusin në pallatin e dëmtuar, banorët

DURRËS -Banorët e pallatit nr.8 në lagjen nr.5 në Durrës, i janë drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama. Ata i janë ankuar shefit të qeverisë, se autoritetet kërkojnë ta riparojnë pallatin, për të mos vënë para përgjegjësisë firmën e ndërtimit.

Sipas tyre, pallati ka çeduar 55cm dhe përbën rrezik për jetën e tyre . Tentativën për t’u futur sërish në pallat, banorët e kanë quajtur terrorizëm modern. Banorët akuzojnë autoritetet, se nuk kanë bërë ekspertizën siç duhet, pasi pallati i tyre ka pësuar dëme të mëdha, ndërsa inspektorët e kanë klasifikuar DS2.

Ata kërkojë që të kryhet më parë studim i thelluar përpara se të ndërhyhet në godinë.

I nderuar zoti Kryeminister. Ne banoret e pallatit 8 jemi te lagjes nr 5, rruga “Stefan Dhima” Durres, vazhdojme te mbetemi te shqetesuar per fatin e femijeve e tone. Pasi degjojme e lexojme reagimin e inxhiniereve te institutit te ndertimit , inxhiniereve te bashkise e mbi te gjitha te kryetares bashkise durres, qe ne rastin tone eshte thjesht nje bashkepunim i te gjithe te babeziturve per pjese te majme fitimi. Per kete nuk po bejne akt expertize, qe e kane per detyre se jane te paguar nga taksat e qytetareve, per ti sherbyer qytetareve, dhe jo per ti vrare ato, sic po ndodh me jetet tona te rrexikuara nga nje pallat qe ka ceduar 55 cm.

Kesaj pergjegjesie po i shmangen inxh te ndertimit te kryetares bashkise Durres, ministria ndertimit, dhe per ne me keto parametra mbetet nje akt i paster Terrorist, pasi si ne jane mbi 15 pallate me demtime shume te renda ne Durres. Ne to askush nuk mund te tentoje riparimin e pallatit pasi rrezikohet jeta e femijeve e banoreve. Tentativa per te futur ne keto pallate te demtuara rende, pa bere studimin e thelluar, perben terrorizem modern te viteteve 2020.

Ju lutemi informoni institucionet tuaja, se ketu makuteria ska fund, ku eshte dashur te behet nje akt expertize e thelluar, pasi po tentohet per te mos u prishur per arsye perfitimi. Nderkohe Inxhinieret e pergjegjshem te thirrur nga prokuroria, e kane shprehur mjaft qarte ne raportet e tyre, se pallati eshte nje rrezik i madh per banoret e perreth tij, me nje cedim mbi 52 cm,me perdredhje ne kate te 6 ,Per shkak te cilesise te dobet te ndertimit, ka ndodhur demtim i rende i objektit,e jo per faj te lekundjeve sizmike 6,4 balle pasi nuk ka pallat ne europe ku ne aderojme te anetaresohemi,me cedim kaq te larte dhe me perdredhje te jete i banueshem. Por por personat pergjegjes nuk kane deshiren ta shohin,nga babezija qe kane per tu pasuruar. Bin laden pasi u pasurua vrau njerez, dhe u shpall terrorist, ne nuk duam te flijohemi per terroristet e rinj modern,nuk do ti lejojme te na marin jeten”, thuhet në letrën e banorëve pwr kryeministrin.

Ndërkohë 9 muaj pas tërmetit, banorët ende nuk kanë marrë një përgjigje përfundimtare për pallatin. Ata e kanë dërguar çështjen në Prokurori, por problemi i tyre nuk ka marrë zgjidhje.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e pallatit ne durres leter rames banoret e pallatit ne durres leter rames

Sondazh

Poll