Aktualitet

Organizonin ceremoni familjare, gjobiten dy pronarë lokalesh në Krujë, njërit prej tyre i “ulin qepenin” për 6

20 Gusht 2020, 12:35 Nga DOSJA
Organizonin ceremoni familjare, gjobiten dy pronarë lokalesh në

KRUJË -Policia ka gjobitur dy pronarë lokalesh në Krujë, për shkelje të aktit normativ për COVID-19. Mësohet se L.C. dhe A.V., janë ndëshkuar me 1 milion lekë.

Këta persona, organizonin ceremoni familjare në lokalet e tyre. Gjithashtu autoritetet i kanë pezulluar aktivitetin për 6 muaj shtetasit L.C., pasi kishte kryer shkeljen në mënyrë të përsëritur.

Krujë/ Informacion Paraprak

Vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Ndëshkohen me masë administrative me nga 1 milion lekë, 2 pronarë subjektesh dhe me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, 1 prej tyre, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur me Aktin Normativ.

Shërbimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Krujë, subjektin në pronësi të shtetasit L.C., i cili në mënyrë të përsëritur organizonte ceremoni familjare.

Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore. Për subjektin me pronar shtetasin A.V., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi ka organizuar ceremoni familjare në kundërshtim me Aktin Normativ.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjith pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjoba per shkelje te aktit normativ gjobiten pronaret ne kruje gjoba per shkelje te aktit normativ gjobiten pronaret ne kruje

Sondazh

Poll