Aktualitet

E goditën disa herë me karrige dhe e zhveshën/ Si u ekzekutua Florian Lamçja nga dhëndri i Qazim Sejdinit dhe shoku i tij,

20 Gusht 2020, 11:41 Nga DOSJA
E goditën disa herë me karrige dhe e zhveshën/ Si u ekzekutua

ELBASAN– Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e Florian Lamçes në Elbasan. Gazetari Elton Qyno ka zbardhur vendin e gjykatës së Elbasanit, e cila la në burg dy dy autorët,  Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari. Sipas vendimit të gjykatës policia e gjeti Florian Lamçen të mbuluar në gjak dhe të zhveshur në një lokal afër qendrës së qytetit. Ndërkohë pranë trupit të viktimës qëndronin të heshtur në këmbë, dy autorët Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari.

Në vendimin e gjykatës thuhet gjithashtu se Lamçja gjeti vdekjen, pasi  goditjeve të shumta në kokë me sende të forta. Po kështum shkruhet se Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një karrige të thyer, e cila besohet se ky ka qenë mjeti i fortë me të cilin viktima është qëlluar disa herë në kokë.  Ndër të tjera gjykata në vendimin e saj sqaron se Florian Lamçja veç dëmtimeve të shumta në fytyrë, kishte një të çarë me mjet prerës në parakrahun e dorës së djathtë. Ndërsa autorët nuk ka patur asnjë shenjë.

“Si Hajdari dhe Sanxhaktari, nga kjo përplasje mes shokëve nuk kanë marrë asnjë plagë në trup.  Lidhur me këtë çështje për të zbardhur rrethanat  e ndodhjes së krimit janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë të pranishëm në lokal natën e krimit.  Në raportin e shërbimit të punonjësve të patrullës së Elbasanit thuhet se: “Pas njoftimit të marrë nga salla për një konflikt në Bar-Kafe kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar një person të gjakosur, i zhveshur dhe i shtrirë përdhe. Pranë tij ndodheshin Sokol Sanxhaktari dhe Adriano Hajdari, të cilët i kanë shoqëruar pasi ambulance kishte marrë Florian Lamçjan për ta transportuar në spital. Gjithashtu është shoqëruar në policisë bashkë me Sanxhaktarin dhe Hajdarin. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, në lokal vërehen njolla të shumta gjaku, pjesë xhamash të thyer, një karrige e thyer, sende personale si çanta, një pasaportë biometrike në emër të Florian Shabanit etj”., thuhet në vendimin e gjykatës. 

Vrasja e Florian Lamçes ndodhi mëngjesin e datës 30 korrik, në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan. Nën avujt e alkoolit, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari qëlluan me mjete të forta Florian Lamçen, duke i marrë jetën. Ky i fundit ndërroi jetë, ndërsa Hajdari dhe Sanxhaktari u arrestuar Të tre personat kishin të shkuar kriminale, ndërsa Sanxhaktari është dhëndri i ish-kryebashkiakut, Qazim Sejdini dhe ka shpëtuar disa herë nga drejtësia.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriano hajdari florjan lamçja sokol sanxhaktari adriano hajdari florjan lamçja sokol sanxhaktari

Sondazh

Poll