Aktualitet

Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, pezullohet lundrimi, merren në pyetje pronarët e motorëve të ujit

20 Gusht 2020, 12:10 Nga DOSJA
Mbytja e 17-vjeçares në Velipojë, pezullohet lundrimi, merren

VELIPOJË -Policia ka bllokuar lundrimin e motorëve të ujit në Velipojë, pas ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme, ku u gjet e mbytur 17-vjeçarja Enisa Doda. Mësohet se policia ka sekuestruar mjetin lundrues, me të cilin po udhëtonte Enisa Doda, me 24 vjeçarin, Indrit Bajraktari.

Po ashtu, punonjësit e motorëve të ujit, janë thirrur në polici, për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen. Njëri prej tyre është shprehur para uniformave blu, se po vëzhgonin të rinjtë nga distanca.

Në momentin që kanë parë se të rinjtë nuk ndodheshin në motorin e ujit, njëri prej tyre është afruar dhe ka gjetur djalin të zhytur. Sipas dëshmisë, 24-vjeçari i ka thënë punonjësit, se vajzën e kishte nxjerrë në breg.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, kur trupi i Enisa Dodës u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka rrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari. Ky i fundit nuk e ka ndihmuar adoleshenten, duke e lënë të mbytej. Gjithashtu ai gënjeu pronarët e motorit të ujit, duke u thënë se e kishte nxjerrë vajzën në breg. Përpara uniformave blu ai u shpreh se vajza kishte rrëshqitur nga motori i ujit, ndërsa nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje enisa doda indrit bajraktari vajza e mbytur ne velipoje

Sondazh

Poll