Aktualitet

“Zoti të mori shpejt fizikisht, por jo shpirtërisht’”/ Babai i 17-vjeçares që u mbyt në Velipojë përlot rrjetin: Qo

20 Gusht 2020, 11:13 Nga DOSJA
“Zoti të mori shpejt fizikisht, por jo

SHKODËR- Lezan Doda është babai i Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt në plazhin e Velipojës. Në një postim në rretjet sociale i ati shfaqet tejet i trishtuar dhe shprehet se Enisa do të jetë gjithmonë në zemrën e tij.

“U prehsh ne paqe zemra e babit zoti te mori shpejt fizikisht por jo shpirterisht. Qofsh e xhenetit”, shkruan babai i saj,cili ka publikuar edhe një foto ku shfaqet fjongoja e zezë.  Ndërkohë familja ka hapur dyert e mortit.

Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, kur trupi i Enisa Doda u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka rrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari. Ky i fundit nuk e ka ndihmuar adoleshenten, duke e lënë të mbytej. Gjithashtu ai gënjeu pronarët e motorit të ujit, duke u thënë se e kishte nxjerrë vajzën në breg. Përpara uniformave blu ai u shpreh se vajza kishte rrëshqitur nga motori i ujit, ndërsa nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enisa doda lezan doda enisa doda lezan doda

Sondazh

Poll