Aktualitet

Po sëmuren nga ajri i rëndë, banorët e Dimalit kërkojnë mbylljen e guroreve: Ne po vdesim

20 Gusht 2020, 11:53 Nga DOSJA
Po sëmuren nga ajri i rëndë, banorët e Dimalit

DIMAL-Banorët e Dimalit vuajnë prej më shumë se 22 vitesh nga ndotja që shkaktohet nga puna e guroreve. Vetëm 30 minuta punë mjaftojnë, që e gjithë zona të mbulohet nga tymi.

Për pasojë më shumë se 500 banorë të zonës përreth guroreve të paraqesin sëmundje mushkërie nga helmimet e shkaktuara nga puna në gurore. Njëkohësisht, banesat që ndodhen pranë guroreve kanë pësuar dëmtime, si pasojë e përdorimit të lëndëve plasëse.

Ata shprehen se,puna që kryejnë këto gurore rreth 20-30 metra larg banesave,ka sjellë ndotje të theksuar përreth,gjë që i detyron ata të mos hapin dot as dritaret e banesave të tyre nga pluhuri. Banorët shprehen, se askush nuk i dëgjon ankesat e tyre, ndërsa shtojnë se si pasojë e ndotjes shumë persona kanë përfunduar në spital.

“Sa njerëz janë shtruar në spital, kush pyet, këtu tallen njerëzit“, u shpreh njëri nga banorët.

Ndërsa një banor tjetër tha se nuk marrin dot frymë dhe po vdesin nga ndotja e ajrit.

Ça fryme të marrim ne po vdesim“, u shpreh një banor tjetër.

Nga 23 gurore që kanë qenë në vitin 1998, aktualisht janë funksionale vetëm 12. Banorët janë ankuar shpeh herë pranë institucioneve, por askush nuk ua ka vënë veshin. Gjithashtu ata kanë zhvilluar herë pas here protesta, duke bllokuar rrugën që të çon drejt guroreve.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e dimalit guroret ne dimal banoret e dimalit guroret ne dimal

Sondazh

Poll