ME FOTO/ Ky është 25-vjeçari që la në mes të detit 17-vjeçaren, ishin njohur në rrjetet sociale
20 Gusht 2020, 10:54Nga DOSJA
SHKODËR- Dosja.al ka siguruar foton e 25-vjeçarit Indrit Bajraktari, i cili la në mes të detit 17-vjeçaren, Enisa Doda. 25-vjeçari deklaroi në Polici se me vajzën ishin njohur në rrjetet sociale dhe ditën e ngjarjes kishin dalë për të bërë një xhiro me motor uji në det. Ai u shpreh se në një moment vajza ra nga motori dhe se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.
Ngjarja e rëndë u raportua ditën e djeshme, kur trupi i Enisa Doda u gjet nga peshkatarët në një largësi 700-800m nga bregu. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka rrestuar 25-vjeçarin Indrit Bajraktari. Ky i fundit nuk e ka ndihmuar adoleshenten, duke e lënë të mbytej. Gjithashtu ai gënjeu pronarët e motorit të ujit, duke u thënë se e kishte nxjerrë vajzën në breg. Përpara uniformave blu ai u shpreh se vajza kishte rrëshqitur nga motori i ujit, ndërsa nuk e mban mend mirë se çfarë ka ndodhur
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
HIMARË -Zona e Llamanit në Himarë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se vatra e zjarrit, ishte në një distancë rreth 500m larg bregdetit.S...
SHKODËR- Kjo që shikoni në foto është 17-vjeçarja, Enisa Doda e cila u gjet mbytur ditën e djeshme në plazhin e Velipojës në Shkodër. Vajza nga Burr...
TIRANË- “Nisma Thurje” ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kreut të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. Kallëzimi është bërë pas deklaratës së Blendi Gonxhes,...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhuruar gjak për personat që janë të infe...
TIRANË – Aktivistët e Organizatës Politike janë futur ditën e sotme brenda ambjenteve të Inspektoriatit të Punës me pankarta dhe megafonë në dorë. Shkak pë...