Aktualitet

Zjarr në kodrat e Himarës, digjet një sipërfaqje me kullota

20 Gusht 2020, 10:37 Nga DOSJA
Zjarr në kodrat e Himarës, digjet një sipërfaqje me kullota

HIMARË -Zona e Llamanit në Himarë është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Mësohet se vatra  e zjarrit,  ishte në një distancë rreth 500m larg bregdetit.

Si pasojë e flakëve ndërkohë është djegur një sipërfaqje me kullota. Për fat të mirë zjarri ka shkaktuar dëme materiale.

Zjarri është në kontroll dhe aktualisht zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e plotë të tij. Nuk ka ende të dhëna, nëse zjarri është shkaktuar qëllimisht, apo vatra është ndezur si pasojë e temperaturave të larta. Gjithashtu ka nisur një hetim, për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Gjatë muajit korrik dhe gusht, në Shqipëri janë shënuar një sërë vatrash zjarri nga veriu në jug. Si pasojë e flakëve janë djegur një sasi e konsiderueshme pyjesh. Në pjesën më të madhe të rasteve, zjarrvënia ka qenë e qëllimshme nga banorët e zonës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr ne himare zjarr ne himare

Sondazh

Poll