Aktualitet

Vdekja e 10-vjeçarit në Kakavijë/ “Nisma Thurje” dorëzon në SPAK një padi ndaj Blendi Gonxhes

20 Gusht 2020, 10:18 Nga DOSJA
Vdekja e 10-vjeçarit në Kakavijë/ “Nisma Thurje”

TIRANË- “Nisma Thurje” ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj kreut të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. Kallëzimi është bërë pas deklaratës së Blendi Gonxhes, për aksidentin që ndodhi në afërsi të Kakavijës, ku humbi jetën Samuel Ndoj.

Pak ditë më parë në një reagim në mediat sociale, kreu i Transportit Rrugor, ndër të tjera shprehej se fëmija 10-vjeçar humbi jetën pasi nëna e tij nuk ishte e zonja që ta mbante pranë dhe të mos ta linte në mes të rrugës.  Sipas tij ambulanca nuk kishte asnjë faj, por faji i ishte i viktimës. Por pas reagimeve të shumta në rrjet Gonxhe fshiu postimin.

Ndërkohë, për këtë askident gjykata ka lënë në burg shoferin e ambulancës, Admir Golemin. Ky i fundit para togave të zeza deklaroi se po ecte me shpejtësi prej 75km/orë, pasi po çonte në spital në një sëmurë. Ai theksoi se fëmija i preu rrugën.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet “nisma thurje” padi për blendi gonxhen blendi gonxhe “nisma thurje” padi për blendi gonxhen blendi gonxhe

Sondazh

Poll