Aktualitet

Skënder Brataj dhuron plazmën për trajtimin e të infektuarve me Covid-19, thirrja që ka për të shëruarit

20 Gusht 2020, 10:09 Nga DOSJA
Skënder Brataj dhuron plazmën për trajtimin e të infektuarve

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka dhuruar gjak për personat që janë të infektuar me COVID-19. Ajo ka publikuar një video, ku Brataj shfaqet duke dhënë gjak. Në këtë video, mjeku shprehet se kjo është një iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë.

“Besoj se jam i pari ose ndër të parët personel mjekësor i infektuar në Shqipëri. Kjo iniciativë duhet të fillojë sa më shpejt në Shqipëri Kjo është iniciativë që duhet të përqafohet nga të gjithë ata që kanë kaluar infeksionin që të grumbullohet sa më shumë gjak që pacientët që kanë nevojë për tranfuzion gjaku ta kenë atë në dispozicion. Ju lutem të gjithë merrni pjesë në dhurimin e gjakut”, u shpreh Brataj.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë shkruan: Krenare për ekipin e mjekëve, që edhe me shembullin vetjak, tregojnë vlerat e solidaritetit dhe humanizmit. Dr. Skënder Brataj i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, për të dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti #hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm! Apliko tani”. 

Kjo thirrje e Bratajt, vjen në një kohë kur COVID-19 është përhapur gjerësisht në vendin tonë. Deri më tani, koronavirusi ka shkaktuar 234 viktima dhe aktualisht janë 3560 raste aktive.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi skender brataj koronavirusi ne shqiperi skender brataj

Sondazh

Poll