Aktualitet

Vrau gabimisht shokun/ Gjykata lë në qeli Stjuart Smakajn, i riu “shpërthen” në lot gjatë seancës, nuk thotë

20 Gusht 2020, 08:54 Nga DOSJA
Vrau gabimisht shokun/ Gjykata lë në qeli Stjuart Smakajn, i riu

SHKODËR- Gjykata e Shkodrës ka dhënë sot masën “arrest me burg” për  23-vjeçarin Stjuar Smakaj, autori i vrasjes së Gledis Krajës. Në seancën e sotme 23-vjeçari është shfaqur i penduar dhe nuk ka mundur të flasë, pasi ka “shpërthyer” në lot.

Ndërsa avokati i tij, Elvis Alivodaj ka deklaruar para trupës gjykuese  se autori dhe viktima ishin miq të ngushtë.

Ndërkohë, në ambientet e brendshme të gjykatës, por edhe jashtë saj nuk ishin të pranishëm familjarët e 23-vjeçarit.

Stjuart Smakaj, më 17 gusht vrau gabimisht shokun e tij Gledis Kraja. Smakaj i cili tashmë është arrestuar, mori automatikun, për ta zbrazur mbi një pronar mobilerie, Denis Halili, pas një sherri që pati me të. Por, një prej 18 plumbave goditi Krajën në shpatull, duke i shkaktuar më pas vdekjen. Tashmë në kërkim janë shpallur edhe vëllai i Stjuartit, Sebastiani dhe babai i dy vëllezërve Smakaj. Këta të dy akuzohen se strehuan autorin pas krimit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet gledis kraja stjuart smakaj ekzekutohet gledis kraja stjuart smakaj

Sondazh

Poll