Sport

Paratici me mission të qartë, drejtori sportiv i Juventusit fluturon drejt Londrës për sulmuesin e…

19 Gusht 2020, 15:44 Nga DOSJA
Paratici me mission të qartë, drejtori sportiv i Juventusit fluturon

LONDËR– Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventusit ka udhëtuar drejt Londrës, për të mbyllur transferimin e sulmuesit meksikan të Wolves Raul Jimenez për në Torino.Ky i fundit ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit në kampionatin anglez dhe duket se drejtuesit e klubit bardhezi e kanë zgjedhur si profilin ideal për të zëvendësuar Gonzalo Higuain dhe për të luajtur në qendër të sulmit.

Paratici pritet të takohet me homologët e tij anglezë, ku do të provojë që të mbyllë marrëveshjen pa shpenzuar asnjë para, por duke përfshirë në këmbim një nga emrat e shumtë si Alex Sandro, Douglas Costa, Aron Ramsey, Daniele Rugano apo Romero, futbollistë që nuk bëjnë më pjesë në planet e klubit bardhezi.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus paratici raul jimenez wolves juventus paratici raul jimenez wolves

Sondazh

Poll