Aktualitet

“Uroj që kurrë të mos e përjetoni atë që unë e familja po kalojmë”/ Ylli Ndroqi flet sërish pas humbjes së të vë

19 Gusht 2020, 12:29 Nga DOSJA
“Uroj që kurrë të mos e përjetoni atë që

TIRANË- Biznesmeni Ylli Ndroqi ka shprehur falënderimet e tij për të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira. Ndroqi uron që askush të mos përjetojë ato që po kalon ai dhe familja e tij.

“Të dashur miq! Duke falenderuar emër për emër secilin që më qëndroi pranë mua familjes sime në këto momente të dhimbshme, ju kërkoj ndjesë për pamundësinë për t’i kthyer përgjigje mesazheve tuaja. Janë me dhjetra mijëra të tilla të mbërritura në telefonin tim, ndaj jam thellësisht i prekur dhe mirënjohës për secilin. Unë dhe familja ju urojmë që kurrë në familjet tuaja të mos përjetoni atë që unë dhe familja ime po kalojmë prej muajsh”, shkruan Ndroqi në rrjetet sociale.

Ky reagim i Ndroqit vjen, pasi një ditë më parë u nda nga jeta vëllai tij, Lulzim Pasmaçiu. Ky i fundit humbi betejën me COVID-19. Ndërkohë pak javë më parë SPAK i sekuestroi të gjithë pasurinë Ylli Ndroqit. Tashmë ai është pjesë e një beteje ligjore.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arstrit pasmaçiu xhemal pasmaçiu ylli ndroqi arstrit pasmaçiu xhemal pasmaçiu ylli ndroqi

Sondazh

Poll