Aktualitet

Sanitaret u prekën nga COVID-19, Pediatria e Ebasanit zhvendoset te ish-urgjenca

19 Gusht 2020, 11:52 Nga DOSJA
Sanitaret u prekën nga COVID-19, Pediatria e Ebasanit zhvendoset te

ELBASAN-Gjatë muajve të fundit COVID-19 është përhapur gjerësisht në institucione dhe spitale. Së fundmi në Elbasan, janë prekur nga COVID-19, dy sanitare të Pediatrisë.

Për pasojë, autoritetet shëndetësore kanë urdhëruar spostimin e Pediatrisë te ish-urgjenca e vjetër. Spostimi do të jetë i përkohshëm, derisa të mbarojë dezinfektimi i ambjentit.

Gjithashtu bluzave të bardha dhe sanitareve u janë marrë tamponët dhe pritet përgjigja.

Ndërkohë, numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri ka shkuar në 232. Gjatë 24 orëve të fundit humbën betejën me koronavirusin edhe dy pacientë të tjerë, ndërkohë që u konfirmuan 155 raste të reja. Në total, në vendin tonë janë 3551 të infektuar, ndërsa 3871 të tjerë janë shëruar. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 95 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 12 në terapi intensive, 4 prej të cilëve janë të intubuar.

(g.sh./dosja.al)

 

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 pediatria elbasan covid-19 pediatria elbasan

Sondazh

Poll