Aktualitet

Tensionet në Delvinë/ Momentet kur përfaqësuesi i firmës i gjakosur godet kamerën e Report Tv

19 Gusht 2020, 11:44 Nga DOSJA
Tensionet në Delvinë/ Momentet kur përfaqësuesi i

DELVINË- Mesditën e sotme ka pasur një përplasje me banorëve të fshatit Bajkaj në Delvinë dhe përfaqësuesve të firmës “Dinamika”, për ndërtimin e një guroreje. Gjatë përplasjes banorët goditën me grushte një nga përfaqësuesit e firmës, i cili u gjakos.

I pranishëm në vendngjarje ishte edhe gazetari i Report TV, i cili po filmonte këtë skenë.  Por menjëherë, përfaqësuesi i gjakosur goditi kamerën e gazetarit të Report TV, pasi nuk donte që të filmohej ngjarja.

Përfaqësuesit e firmës reaguan vrullshëm ndaj prezencës së medias” tha gazetari i Report Tv, Limos Didani.

Tensionet në këtë fshat u shuan pas ndërhyrjes së Policisë, e cila shoqëroi 3 persona. Banorët u shprehën të prerë se nuk do të lejojnë ndërtimin e një guroreje në fshat.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët në delvinë kundër ndërtimit të gurores sherr në delvinë banorët në delvinë kundër ndërtimit të gurores sherr në delvinë

Sondazh

Poll