Aktualitet

Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në Durrës, ja ç’thotë policia

19 Gusht 2020, 12:24 Nga DOSJA
Gjendet i mbytur një 65-vjeçar në Durrës, ja

DURRËS -Një 65-vjeçar është gjetur i mbytur në plazhin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.13 në qytetin bregdetar. Identiteti i viktimës ndërkohë nuk është identifikuar ende.

Ndërkohë nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Më datë 19.08.2020, rreth orës 13:45, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është mbytur në det, një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë dy muajve të fundit në plazhet shqiptare janë shënuar dhjetëra të vdekur. Vlen të theksohet se ashtu si edhe në vitet e tjera, në pjesën më të madhe të plazheve mungojnë rojet bregdetare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet 65-vjeçari ne durres mbytet 65-vjeçari ne durres

Sondazh

Poll